Gjukanoviqi takon ambasadorin Hysa, ofron mbështetjen malazeze për Kosovën - Bota Sot
Gjukanoviqi takon ambasadorin Hysa, ofron mbështetjen malazeze për Kosovën

Aktuale

Gjukanoviqi takon ambasadorin Hysa, ofron mbështetjen malazeze për Kosovën

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 23:20
Milo Gjukanoviq dhe Ylber Hysa

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka pranuar, të hënën, letrën kredenciale të ambasadorit të ri të Kosovës në Podgoricë, Ylber Hysa.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e presidentit malazias thuhet se në bisedë me ambasadorin Hysa, Gjukanoviq ka theksuar përparimin në marrëdhëniet mes dy shteteve, bashkëpunimin e zgjeruar dhe forcimin e besimit të ndërsjellë përmes synimeve dhe interesave strategjike të përbashkëta, si dhe me zgjidhjen e çështjes së kufirit ndërshtetëror.

Gjukanoviq, po ashtu, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverive të dy vendeve, si dhe organeve të tjera shtetërore në shumë fusha, si dhe gatishmërinë e Malit të Zi që përvojën e vet nga procesi i integrimeve evropiane ta ndajë me Kosovën.

Një nga prioritetet e rëndësishme të bashkëpunimit – ka thënë Gjukanoviq – është edhe lidhja më kualitative infrastrukturore me ndërtimin e hekurudhës së re, si dhe të rrugëve automobilistike, të cilat do të shtojnë edhe rrjedhat ekonomike dhe turistike.

Sipas njoftimit, Gjukanoviq, po ashtu, ka thënë se Mali i Zi i përcjell me vëmendje zhvillimet aktuale në Kosovë në kontekstin e rinisjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe rëndësisë së zgjidhjes së kësaj çështjeje për stabilitetin e rajonit, si dhe theksoi pritjet që zgjedhjet e ardhshme në Kosovë do të jenë edhe një hap më shumë drejt interesave strategjike të vendit.

Në anën tjetër, ambasadori Hysa ka thënë se ka nderin që të kryejë mandatin në vendin miqësor për Kosovën, dhe se do të jetë i dedikuar që t’i zhvillojë edhe më tutje këto marrëdhënie.

Mbështetemi në përkrahjen dhe përvojën e Malit të Zi si vend kampion në integrimet evropiane dhe euroatlantike, citohet të ketë thënë ambasadori Hysa.

Sipas tij, marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Malit të Zi janë garant se dy vendet mendojnë për një rajon më të mirë dhe për interesin dhe perspektivën evropiane të përbashkët, thuhet në njoftimin nga zyra e Presidentit të Malit të Zi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...