Gashi: Kryeneçësia e Kurtit bëri që koalicioni parazgjedhor me LDK-në të dështojë - Bota Sot
Gashi: Kryeneçësia e Kurtit bëri që koalicioni parazgjedhor me LDK-në të dështojë

Aktuale

Gashi: Kryeneçësia e Kurtit bëri që koalicioni parazgjedhor me LDK-në të dështojë

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 00:24
Arben Gashi

Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Arben Gashi, është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.

Gashi ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për dështimin e koalicionit parazgjedhor mes LDK’së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Ai për këtë e bën fajtor liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Kurti i kishte bërë një ofertë LDK’së pak para kalimit të afatit për lidhje të koalicioneve ku i ofroi numrin një në listë kandidatës së LDK’së për kryeministre. Por ajo ofertë u refuzua dhe Gashi thotë se Kurti nuk ishte i sinqertë në ofertën e tij dhe kishte përdorur “hile”.

Ai pretendon se kjo këmbëngulësi nga Kurti që të mos ua lëshojë pozitën e kryeministrit LDK’së ka bërë që koalicioni të dështojë.

“Kurti ka treguar konsistencë në veprime por i mungon aftesia e menaxhimit me grupë të mëdhaja. Kjo mund të vërehet në vitin 2017 kur VV doli partia më e votuar në Kosovë por që më vonë u nda. Partnerët e tij e njohin. Paaftësia dhe kryeneçësia e tij ka bërë që të mos lidhet koalicioni parazgjedhor”, ka thënë Gashi.

Ndonëse Kurti i ka ofruar numrin një në listë LDK’së, ai kishte deklaruar se kush arrinë të fitojë më shumë vota duhet të marrë postin e kryeministrit pas zgjedhjeve. Kështu zgjidhja do ishte më e drejtë.

Ndërkohë Gashi për Ramush Haradinaj ka thënë se është një lider që merr vendime impulsive dhe nuk është lider që qeverisë me aprimin e bashkëpunimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...