Vrasja në Lagjen e Spitalit, Shefqet Krasniqi e Fatmir Latifi shkojnë për t’i pajtuar dy familjet - Bota Sot
Vrasja në Lagjen e Spitalit, Shefqet Krasniqi e Fatmir Latifi shkojnë për t’i pajtuar dy familjet

Aktuale

Vrasja në Lagjen e Spitalit, Shefqet Krasniqi e Fatmir Latifi shkojnë për t’i pajtuar dy familjet

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 13:41
Shefqet Krasniqi e Fatmir Latifi

Dy të vdekur e tre të plagosur ishte bilanci i përgjakshëm i ngjarjes tragjike të gjuajtjes me armë javën e kaluar në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Familjet Rafuna e Mehmeti, të cilat ishin pjesë e këtij konflikti, raportohet se tash e 50 vite ishin fqinjë mes vete, dhe se më herët nuk kishin pasur probleme.

Për të ulur tensionet dhe për t’u ndalur gjakmarrja, këto familje janë vizituar sot nga ish-imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi dhe hoxha nga Mitrovica, Fatmir Latifi.

Krasniqi, bashkë me hoxhallarë të tjerë kërkuan nga familjet t’i shtrijnë dorën e pajtimit njëra tjetrës.Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook, nga vetë hoxha Shefqet Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...