Edita Tahiri kujton kohën kur ndodhi ngjarja tragjike më 11 shtator në Amerikë

Aktuale

Edita Tahiri kujton kohën kur ndodhi ngjarja tragjike më 11 shtator në Amerikë

Nga: A.SH Më: 11 shtator 2019 Në ora: 17:34
Foto

Ish-negociatroja për bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri, ka kujtuar kohën kur ndodhën sulmet tragjike në Amerikë.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka treguar kohën kur ajo ishte studente atë kohë duke thënë se kjo duhet të mos harrohet kurrë.

Postimi në Facebook:

Te mos harrohet kurr! Do jemi bashk me popullin amerikan gjithmone per te luftuar te keqen... Diten e sulmeve terroriste, 18 vjet me pare, kam qene ne studime ne Universitetin e Harvardit, ne Boston prej ku u nisen dy aeroplanat e pare terroriste. Ishte nje dite sa trishtuese aq dhe impresionuese. Menyra si u perballua kjo situate ne kete mjedis prestigjioz akademik do ta mbaj ne mend perhere. Gjate tere dites ne amfiteatrin e John Kennedy School of Government u mbajten debate akademike per te diskutuar shkaqet dhe pasojat e sulmeve terroriste per sigurine nacionale amerikane dhe per boten. Debatet vazhduan deri ne mbremjet e vona disa dite rresht. Ne studentet e Harvardit disa mbremje radhazi organizuam protesta ne kundershtimin e kesaj te keqeje duke u solidarizuar fuqishem me popullin amerikan, me familjet qe humben me te dashurit e tyre dhe ne nderim e lutje per viktimat e terrorizmit. Ne ato protesta, une isha njera nga ato qe mbajta fjalime per disa mbremje te kesaj tragjedie. Kjo ishte me e pakta qe mund ta beja per popullin amerikan, per Ameriken, per cliruesit dhe shpetimtaret tane!

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat