Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Andin Hoti sot i ka thënë se Artan Abrashit të VV’së, se gjysma e kandidatëve që i kanë në listë, janë ish-anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.
‘’Gjysmën e kandidatëve, Vetëvendosje i ka ish-anëtarë të PDK’së. PDK e ka një listë ku i jepet përparësi të rinjve. Kandidatë të denjë dhe që nuk kanë asnjë aktakuzë’’, tha Hoti në Frontal.
Tutje ai tha se ‘ Me folë VV për korrupsion, që vec për pak pushtet që e ka marrë në Prizren, ka punësuar plot militantë. E pastaj i keni shkarku zyrtarët që i keni punësu vetë’’, tha Hoti.
Artan Abrashi kaloi në akuza se PDK ka kapur çdo institucion, përfshirë edhe Federatën e Futbollit.
‘’Nuk do të jenë objekt të shfrytëzimit nëpër fushata. Do të jenë larg ndikimeve partiake e politike’’, tha Abrashi
Hoti ia ktheu ‘se çka ka të keqe’.