“Nëse donë me fol për miza e për kapuça, flasim” – Nxehet debati në mes Endrit Shalës e Haki Abazit - Bota Sot
“Nëse donë me fol për miza e për kapuça, flasim” – Nxehet debati në mes Endrit Shalës e Haki Abazit

Aktuale

“Nëse donë me fol për miza e për kapuça, flasim” – Nxehet debati në mes Endrit Shalës e Haki Abazit

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 21:27
Haki Abazi

Ministri në largim i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala nga radhët e NISMËS, i ka reaguar anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazit në lidhje me akuzat e tij  për punësimet partiake të NISMËS nëpër institucione publike.

Abazi, i ka thënë Shalës që po reagon sepse e ke mizën nën kapuç.

Ndërsa Shala ia ka kthyer duke u paraqitur që është i gatshëm të flasë për çkado. Ndërsa ka kërkuar nga Abazi që t’i paraqesë me emra njerëzit që janë punësuar nga NISMA.

“Nëse donë të flasim për miza e për kapuça, flasim. Përmendi me emra ata që i ka punësuar NISMA”, ka thënë Shala.

Ndërkohë, ai i ka thënë Abazait që partia e tij dinë të qeverisë shumë më mirë se sa LVV.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...