Kandidati për deputet i VV-së reagon pas sulmit ndaj Abazit: Ata shpejt do ta humbin pushtetin, ne nuk nënshtrohemi

Aktuale

Kandidati për deputet i VV-së reagon pas sulmit ndaj Abazit: Ata shpejt do ta humbin pushtetin, ne nuk nënshtrohemi

Nga: G.B Më: 12 shtator 2019 Në ora: 09:51
Getoar Mjeku dhe Albin Kurti

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Getoar Mjeku, ka reaguar pas sulmit ndaj Haki Abazit, nga Dardan Molliqaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ata e humbën debatin e shpejt do t’i humbin zgjedhjet dhe pushtetin, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Sonte e paskan sulmu fizikisht kandidatin tonë Haki Abazi, që me karakterin e përvojën jetësore është thellësisht njeri i paqes. Aq ma keq, Hakiun e kanë goditë fill pas debatit që ai e fitoi bindshëm.

Ky rast është veç një parashfaqje e dëshpërimit të sundimtarëve. Sonte ata humbën debatin. Shpejt do t'i humbin zgjedhjet. Do ta humbin pushtetin.

Por ne duhet të jemi syçelë, me ngadhënjy pa ra në poshtërinë e tyre.

Ne jemi kundër dhunës. Sonte të gjithë jemi me Hakiun, dhe të gjithë do të jemi për ndryshimin e madh që meriton vendi ynë. Sa të jemi të bashkuar, s'kanë për të na nënshtru kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat