Osmani: Sundimi i ligjit, prioriteti kryesor i LDK-së - Bota Sot
Osmani: Sundimi i ligjit, prioriteti kryesor i LDK-së

Aktuale

Osmani: Sundimi i ligjit, prioriteti kryesor i LDK-së

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 12:18
LDK së shpejti publikon programin qeverisës, Osmani tregon cilat janë shtyllat kryesore

(E plotësuar) - Programi i LDK-së, i qasshëm brenda 2-3 ditëve, Osmani tregon çka nuk do të publikojnë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) tashmë ka përgatitur programin e saj qeverisës, me të cilin kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani synon të fitojë zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa brenda pak ditësh do të bëhet publik për qytetarët e Kosovës.

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së bëri të ditur se programi i tyre qeverisës ka 5 shtylla kryesore dhe 50 prioritete.

Osmani gjatë debatit "Talk the Talk" në Kolegjin Riinvest tha se do të ndajnë një pjesë të fondeve për infrastrukturë, shëndetësi, e cila ndodhet në një situatë emergjente. Ndërsa mbi të gjitha tha se kanë paraparë sundimin e ligjit.

Osmani tha se  LDK-ja nuk do të mbahet mend për autostrada, por për arsim, shëndetësi dhe familje. Tha se investimet në kapital njerëzor janë esenciale, teksa shtoi se një ndër gjërat që do të fokusohet nëse LDK-ja merr qeverisjen e vendit, është fuqizimi ekonomik i gruas.

Osmani: Programi ynë ka 5 shtylla kryesore

“Meqenëse programi ynë është shumë voluminoz, nja 200 faqe, ne kemi vendosur që ta kemi në një broshurë më të shkurtër, që do të jetë e kuptueshme për secilin dhe besoj që brenda 2-3 ditëve do të jetë i qasshëm edhe programi i shkurtër, edhe ai më i gjatë.  Ne kemi vendosur që programi ynë t’i ketë 5 shtylla, dhe t’i kemi 50 prioritete. Shtylla e parë është qeverisja dhe sundimi i ligjit, jo rastësisht e përmenda që kjo për mua është një lloj parashtylle, një lloj parakusht për ato që vijnë pas; shtylla e dytë është familja, jo vetëm pse jemi parti e qendrës së djathtë dhe familja është prioritet... Shtylla e tretë është zhvillimi, dhe këtu hyjnë punësimi dhe çështjet që lidhen me energjinë dhe të tjera. Shtylla e katërt është arsimi dhe shëndetësia dhe e fundit është ajo që ne e quajmë partneriteti ndërkombëtar”, tha Osmani.

Ajo tha se është një pjesë e programit që LDK ka zgjedhur të mos e publikojë në tërësi e që ka të bëjë me politikën e jashtme.

Osmani: Programi ynë i politikës së jashtme nuk do të jetë i lexueshëm për Serbinë

“Nuk besojmë që  është në rregull që të gjitha synimet tona të politikës të jashtme, dhe mënyrës se si do t’i qasemi shteteve veç e veç dhe organizatave, të jetë program i lexueshëm për Serbinë. Kështu që programi ynë i politikës së jashtme do të jetë më i kondensuar, mirëpo pastaj ai që do të zbatohet kur ne të hyjmë në qeveri do të jetë i qasshëm”, bëri të ditur ajo.

E një nga synimet kryesore të saj, Osmani tha të jetë familja. Duke u nisur edhe nga përvojat e saj si nënë, ajo tha se është me rëndësi që shteti të ndihmojë familjet.

Në fund, ajo tha se deri më sot nuk ka pasur asnjë interferencë nga ana e LDK-së në emërimin e ndonjë personi në ndonjë pozitë të gjyqësorit.

LDK së shpejti publikon programin qeverisës, Osmani tregon cilat janë shtyllat kryesore

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) tashmë ka përgatitur programin e saj qeverisës, me të cilin kandidatja për kryeministre , Vjosa Osmani synon të fitojë zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa brenda pak ditësh do të bëhet publik për qytetarët e Kosovës.

Kështu bëri të ditur vetë Osmani gjatë debatit "Talk the Talk" në Kolegjin Riinvest. Ajo tha se do të ndajnë një pjesë të fondeve për infrastrukturë, shëndetësi, e cila ndodhet në një situatë emergjente.

Sipas Osmanit, investimet në kapital njerëzor janë esenciale, teksa shtoi se një ndër gjërat që do të fokusohet nëse LDK merr qeverisjen e vendit, është fuqizimi ekonomik i gruas.

"Ne nuk do të mbahemi në mend për autostrada, por në arsim, familje dhe shëndetësi... Për të ndodhur të gjitha këto, ne e kemi parë si parakusht sundimin e ligjit", tha ajo.

Osmani tregoi edhe 5 shtyllat kryesore të programit, qeverisja dhe sundimi i ligjit, familja, punësimi, arsimi dhe shëndetësia, dhe e fundit është partneriteti ndërkombëtar.

"Ne e kemi një program me të cilin kemi punuar me Këshillin e ekspertëve tash 2 vjet. Shtyllat e programit arsimi, shëndetësia dhe sundimi i ligjit janë prioritetet tona. Programi është 200 faqe, dhe besoj se brenda 2-3 ditëve do të jetë i qasshëm në pika të shkurta dhe më gjerë për qytetarët. 5 shtyllat kryesore janë qeverisja dhe sundimi i ligjit, shtylla e dytë është familja, punësimi, arsimi dhe shëndetësia dhe e fundit është partneriteti ndërkombëtar", tha Osmani.

E një nga synimet kryesore të saj, Osmani tha të jetë familja. Duke u nisur edhe nga përvojat e saj si nënë, ajo tha se është me rëndësi që shteti të ndihmojë familjet.

"Kemi paraparë 100 euro për familjet që kanë fëmijë të vegjël deri në moshën 1- vjeçare, për familjet që kanë të ardhura mujore më pak se 1 mijë euro. Dhe kostoja totale e kësaj është 18-20 milionë euro në vit, që është asfaltimi i një rruge. Është tepër e thjeshtë, pasi deri më tash shumica e parave kanë shkuar në afera korruptive. Çështja e dytë është pushimi prindëror, të dy prindërit kanë përgjegjësi të barabarta dhe për këtë duhet të kenë të drejta të barabarta. Çështje tjetër është blerja e banesave per herë të parë nga një çift, ku synojmë që përmes kredive me norme interesi prej 1 për qind, kthimi i kredisë të bëhet për 30-35 vjet", tha ajo.

Osmani tha se deri më sot nuk ka pasur asnjë interferencë nga ana e LDK-së në emërimin e ndonjë personi në ndonjë pozitë të gjyqësorit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...