Zaimi pas rastit të Dardan Molliqajt me Haki Abazin: PDK e AAK janë parti të dhunshme - Bota Sot
Zaimi pas rastit të Dardan Molliqajt me Haki Abazin: PDK e AAK janë parti të dhunshme

Aktuale

Zaimi pas rastit të Dardan Molliqajt me Haki Abazin: PDK e AAK janë parti të dhunshme

Nga: A.M. Më: 12 shtator 2019 Në ora: 12:20
Arbër Zajmi

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka reaguar pas përleshjes ndërmjet Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “sa më shumë rritet Lëvizja VETËVENDOSJE! në sondazhe, aq më shumë partitë e dhunshme, PDK e AAK çarten, shajnë, ofendojnë kundër të vetmit subjekt politik që mund t’i ndalë këta banditë”.

Postimi i plotë:

Sa më shumë rritet Lëvizja VETËVENDOSJE! në sondazhe, aq më shumë partitë e dhunshme, PDK e AAK çarten, shajnë, ofendojnë kundër të vetmit subjekt politik që mund t’i ndalë këta banditë.

LDK nuk e sulmon askush prej bandave, sepse asnjë bandë nuk tutet prej LDK. Kjo ka qenë dhe do të mbetet patericë e lehtë për ta dhe bashkëpunëtore e tyre sa herë që ata kanë nevojë.

#erdhidita për drejtësi e për luftë ndaj krimit që ka kapur shtetin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...