E pyesin si i’u duk Vjosa Osmani në debat përballë analistëve, Anton Quni habit me përgjigjen - Bota Sot
E pyesin si i’u duk Vjosa Osmani në debat përballë analistëve, Anton Quni habit me përgjigjen

Aktuale

E pyesin si i’u duk Vjosa Osmani në debat përballë analistëve, Anton Quni habit me përgjigjen

Nga: A.ZH Më: 12 shtator 2019 Në ora: 16:45
Vjosa Osmani

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre Vjosa Osmani, mbrëmë ishte përballë analistëve politikë në një emisionin televiziv "Debat D" në RTK Dukagjinin.

Ajo ndër të tjera, ka thënë se qytetarët presin që me LDK-në të ndodhë liberalizimi i vizave.

E për debatin e Osmanit, ka pranuar pyetje edhe kandidati i LDK-së për deputet Anton Quni, përcjell Bota sot.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se nga ajo që ka deklaruar mbrëmë Osmani, nuk do të hiqte as një pikë e as presje, përveç se do t’a përcjellte me një “Rock and Roll”.

“Po m'pyesin si tu dukë Vjosa në debat përballë analistëve. Nuk kisha shtu as kisha hjekë as një pikë apo presje, përveç se me e përcjellë me një Rock and Roll”, ka shkruar Quni në një postim në Facebook, ku ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet duke luajtur me kitare./BS

Image
Postimi i Anton Qunit
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...