Adriatik Kelmendi ka një thirrje për qytetarët, ja për kënd iu thotë të votojnë

Aktuale

Adriatik Kelmendi ka një thirrje për qytetarët, ja për kënd iu thotë të votojnë

Nga: A.ZH Më: 12 shtator 2019 Në ora: 16:51
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka kërkuar nga qytetarët që të votojnë kandidatet gra për deputete.

Ai ka kritikuar partitë politike, duke thënë se në lista për kandidate për deputete kanë futur vetëm 30% femra vetëm sa për të përmbushur normën, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se nga secila listë zgjedhore, ka gra të cilat meritojnë të jenë deputete në Kuvendin e ardhëshëm të Kosovës.

Reagimi i Kelmendit:

Votojini kandidatet gra për deputete!

Në lista i kanë futur saktë veç sa të përmbushet kuota prej 30%, që i bie me zor (respekt për përjashtimet e rralla); në qeveri herë e caktojnë një, herë dy, herë asnjë; nëpër debate televizive s'po i dërgojnë; por ato janë gjysma e shoqërisë dhe gjysma e votuesve të Kosovës.

Janë nënat, gratë, motrat, shoqet tona.

Nëse doni, nga secila listë zgjedhore mund t'ua propozoj nga një pesëshe të grave, të cilat meritojnë të jenë deputete në Kuvendin e ardhshëm.

#StopDiskriminimit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat