Diplomojnë 416 kadetë të rinjë në polici - Bota Sot
Diplomojnë 416 kadetë të rinjë në polici

Aktuale

Diplomojnë 416 kadetë të rinjë në polici

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 07:34
Diplomojnë 416 kadetë të rinjë në polici

(E plotësuar) - Me rastin e diplomimit të gjeneratës së 54-të të policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qala, sot policia sot është një organizatë strukturuar mirë me të gjitha kapacitetet organzitave, pajisje teknologjike dhe kapacitete njerëzore profesionale.

“Puna juaj do të jetë një punë mjaft e vështirë dhe sfiduese, mirëpo një punë mjaft e çmuar nga qytetarët e Kosovës”, tha Qalaj, duke shtuar se ky është edhe misioni ynë që ne t’i shërbejmë qytetarëve të Kosovës, duke i trajtuar të barabartë.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa duke iu drejtuar kadetëve të rinj, tha se ata tashmë po bartin uniformën që ka një besueshmëri të madhe nga qytetarët, andaj, duhet angazhim që të mbahet kjo besueshmëri duke respektuar ligjet në fuqi dhe të drejtat e njeriut.

Drejtori i përgjithshëm i Akademisë së Policisë së Kosovës Smajl Smaliqi ka kërkuar nga kadetët e rinj që profesionin e tyre ta ushtrojnë ndaj qytetarëve pa asnjë dallim.

Në këtë gjeneratë, kanë diplomuar 416 kadetë.

Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 54-të e Policisë së Kosovës

Me rastin e diplomimit të gjeneratës së 54-të, Policia e Kosovës (PK) sot organizon një ceremoni solemne e cila do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve (salla e basketbollit) në Prishtinë.

Në hapjen e kësaj ceremonie solemne, pritet të marrin pjesë përfaqësues të ndryshëm të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Ky aktivitet nis në ora 10:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...