Hoti: Lista e LDK-së me 18 kandidatë me doktoraturë dhe 26 me magjistraturë

Aktuale

Hoti: Lista e LDK-së me 18 kandidatë me doktoraturë dhe 26 me magjistraturë

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 09:47
Vjosa Osmani

Ish shefi i GP të LDK-së Avduallah Hoti, ka vlerësuar lart listën e partisë së tij me kandidatë për deputetë në zgjedhjet e parakohshme, sa i përket nivelit akademik.

Hoti thotë se në listën e LDK-së janë 18 kandidatë më doktoraturë dhe 26 me magjistraturë.

Postimi i plotë i Hotit:

LDK me listën më të mirë, me 18 kandidatë me doktoraturë dhe 26 me magjistraturë. Në listë janë 33 nga ekonomia, inxhinieria, ndërtimtaria, financat dhe afaristë të suksesshëm, 17 nga drejtësia, 31 nga arsimi, kultura dhe sporti, 11 nga shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare dhe 16 ekspertë shëndetësorë. Këta do të zbatojnë Programit Qeverisës të LDK-së për: qeverisje efikase, zhvillim të familjes, punësim, arsim dhe shëndetësi, dhe partneritet ndërkombëtarë. Do të jenë zë i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të mbikëqyrur punën e Qeverisë. Disa prej tyre me ekspertizë të lartë do të jenë në ekzekutiv për të zbatuar programin qeverisës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat