Jeta Xharra zbulon se për cilin veprimtar të shquar shqiptar, PSD-ja kishte thënë se ka punuar me Serbinë - Bota Sot
Jeta Xharra zbulon se për cilin veprimtar të shquar shqiptar, PSD-ja kishte thënë se ka punuar me Serbinë

Aktuale

Jeta Xharra zbulon se për cilin veprimtar të shquar shqiptar, PSD-ja kishte thënë se ka punuar me Serbinë

Nga: D.RR Më: 13 shtator 2019 Në ora: 20:05
Jeta Xharra

Gazetarja Jeta Xharra, ka thënë se veprimtari Hasan Abazi, ishte arrestuar nga Serbia nën akuzën se ka qenë aktivist irredentist që ka punuar kundër Serbisë në vitet e 90ta.

Por, Xharra thotë se këtë veprimtar, PSD-ja ka thënë se ka punuar me Serbinë.

Ajo gjithashtu aludon në PSD-në se i ka zhdukur xhirimet e kamerave të sigurisë, për ta mbuluar “marren” e Dardan Molliqajt.

Postimi i plotë:

Ne Kosove nashta edhe mundesh me pagu qe me t'u zhduk xhirimi i kamerave te sigurise qe me mbulu marren e kandidatit tand per deputet, por shyqyr historia nuk shkruhet prej atyne qe pagujne me zhduk video.

Qe nje video qe sun e zhduk krimi i organizum: Hasan Abazi (per te cilen PSD tha qe ka punu me Serbi), ne interviste te Drejtesia ne Kosove, pasi qe i kaloi 30 dite ne burg ne Serbi ne 2012, nen akuza qe ka qene aktivist "irredentist qe ka punu kunder Serbise ne vitet e 90ta"! Sot e kesaj dite, Hasan Abazi ka fletarrest aktiv, te pergatitun ne kohen qe Daqiqi ishte MPB ne Serbi.

Rrena gjith kamt e shkurta i ka!

Hasan Sindikalist Abazi, po te mos ishte puna juaj ne te 90tat dhe e shume njerezve si ju, shume prej nesh as nuk kishim mujt me u shkollu ne shqip, as qe kishim mujt me mbijetu si komb! Faleminderit cka ke ba edhe atehere edhe pas lufte si sindikalist. Zgjedhjet vine e shkojne e ne qytetaret te jemi pergjithmone falenderues!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...