Vendlindja e pret Kadri Veselin si Kryeministër - Bota Sot
Vendlindja e pret Kadri Veselin si Kryeministër

Aktuale

Vendlindja e pret Kadri Veselin si Kryeministër

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 00:10
Kadri Veseli

Banorët e fshatit Broboniq në Mitrovicë prej nga e ka prejardhjen kreu i PDK-së, Kadri Veseli, e kanë pritur atë sonte si Kryeministër.

Të gjithë banorët e Broboniqit ishin mbledhur në qendër të fshatit dhe i kishin organizuar pritje bashkvendësit të tyre ndërsa në muret e vendit ku mbahej tubimi e kishin vendosur një mbishkrim “Mirë se vjen Kryeministër Kadri Veseli”.

Nga ana e tij, Veseli nëpërmjet një statusi në Facebook i ka falënderuar të gjithë banorët për mbështetjen e tyre të pakursyer.

“Pafundësisht mirënjohës për pritjen e motrave dhe vëllezërve të mi të Broboniqit, vendit ku familja ime ka rrënjët dhe ku gjithmonë kam gjetur mikpritjen më të ngrohtë shqiptare”, ka shkruar Vesei në faqen e tij në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...