Kurti: Iku PAN-i me panik, erdhi dita e Vetëvendosjes

Aktuale

Kurti: Iku PAN-i me panik, erdhi dita e Vetëvendosjes

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 12:17
Albin Kurti

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në tubimin e mbajtur para pak minutash, ku prezantoi  listën e kandidatëve për deputetë të cilën ai e quajti si “listë fitimtare”, foli edhe në lidhje me atë se çfarë do të bëjë qeveria e tij.

“Do të filloj ta kthej trurin që ka ikur nga vendi ynë. Do t’i kthej në Kosovë njerëzit tanë që janë edukuar në universitetet më të mira në botë dhe që janë të uritur të punojnë në vendin e tyre”.

“Qeveria e re e Kosovës do të jetë kulturë e re e qeverisjes, me luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit, zhvillimin dhe punësimin”

“Ajo çka qytetarët kërkojnë më shumë është punësimi. Kanë kaluar më shumë se 20 vjet nga çlirimi por Kosova u uzurpua nga brenda. Me 6 tetor kjo merr fund, prandaj ndër vendimet e para do të jetë reduktimi i shpenzimeve qeveritare, zvogëlimi i zëvendësministrave e këshilltarëve, etj”.

“Po vjen koha e njerëzve qe e duan vendin e tyre dhe duan t’i shërbejnë atij”.

“Tepër na kanë vjedhur dhe shumë na kanë mashtruar dhe dëmtuar, por erdhi dita që t’i themi “Mjaft më” dhe “Erdhi dita”.

“Na e kanë dëmtuar ekonominë dhe rrënuar drejtësinë, por më në fund erdhi dita që ata të thyejnë qafen dhe ne ta kthejmë shpresën, gëzimin e nderin për vendin”. “Iku PAN-i me panik, erdhi dita e Vetëvendosjes”, u shpreh Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat