I sapo aderuari në Lëvizjen Vetëvendosje, ekonomisti Hekuran Murati, thotë se vlera e një vote në Kosovë është hiç më pak se 13,506 euro.
Ndoshta duket e pabesueshme kjo, mirëpo sipas Muratit, janë rreth 770 mijë vota që do të vendosin se kush do të menaxhojë me 10.4 miliardë euro në mandatin e ardhshëm.
Më poshtë lexojeni shkrimin e Hekuran Muratit në Facebook:
Sa vlen një votë?
Vlera e një vote të vetme është hiç më pak se 13,506 euro.
Secila votë e jona, e përcakton se kujt do t’i ipet përgjegjësia për të menaxhuar me buxhetin e shtetit dhe ndërmarrjet publike për 4 vitet e ardhshme.
Rreth 770 mijë vota e vendosin se kush do të menaxhojë me 10.4 miliardë euro në mandatin e ardhshëm.
Të tjerët kërkojnë që t’ua shisni votën për 20 euro, sepse diferencën duan ta vjedhin për vete.
Lëvizja Vetëvendosje e kërkon votën tuaj, ashtu që këto para të ri-shpërndahen tek ju - votuesit dhe taksapaguesit e këtij vendi.
Mbajeni në mend këtë gjë deri me 6 tetor!