Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Gazmend Abrashi, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se Universiteti i Mitrovicës nuk është akreditu për shkak të njerëzve të PDK’së. Ai gjithashtu tha se aty ka shumë nepotizëm dhe jo profesionalizëm nga ana e stafit dhe studentëve.
“Universiteti i Mitrovicës – Isa Boletini nuk është akreditu për shkak të njerëzve të PDK’së, të cilët e përbejnë Universitetin e Mitrovicës, nga rektori e deri në fund të stafit”, është shprehur Abrashi.
Ai gjithashtu tha se në UM ka shumë nepotizëm dhe joprofesionalisëm.
“Në Universitetin e Mitrovicës ka shumë nepotizëm dhe joprofesionalisëm nga ana e stafit dhe studentëve”, ka thënë Abrashi.
Ai përmendi disa nga skandalet e këtij universiteti.
“Keqpërdorimi i madh i fondeve për ndërtimin e objektit, notat jo meritore për studentë, janë vetëm disa nga skandalet e këtij universiteti”, tha Abrashi në Pressing të T7.
“Universtitetit po i jepet një vit kohë me i spastru këto dukuri negative”, shtoi Abrashi.