Policia nesër vendos një mozaik të madh prej qeramike

Aktuale

Policia nesër vendos një mozaik të madh prej qeramike

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 12:34
Stacioni i Policisë

Nesër në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Kosovës, bëhet vendosja e mozaikut prej qeramike me dimensione 6 metra katror.

Sipas njoftimit, ky mozaik, është realizuar për nder të 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, nga koordinatorja e projektit “Siguria përmes kulturës”, dhe njëherit organizatorja e ekspozitës policore “20 vjet me Policinë e Kosovës”, Mihane Hoxha.

Mozaiku do të vendosët në orën 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat