AGK: Vdekja e gazetarit Nexhip Menekshe ështënjë humbje e madhe - Bota Sot
AGK: Vdekja e gazetarit Nexhip Menekshe ështënjë humbje e madhe

Aktuale

AGK: Vdekja e gazetarit Nexhip Menekshe ështënjë humbje e madhe

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 13:52
Foto Ilustrim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit Menekshe, kolegëve, bashkëpunëtoreve e tërë komunitetit të gazetarëve, për vdekjen e gazetarit, dramaturgut dhe arsimtarit të gjuhës rome, Nexhip Menekshe.

Menkshe i cili ndërroj jetë pas një sëmundje të shkurtër, pas vetës ka lënë shumë vepra arti të realizuara dhe një karrierë të gjatë në fushën e gazetarisë.

Ai ishte themelues i radios "Romano Avazo", në Prizren në vitin 2007 dhe drejtor i saj deri në ditët e fundit të jetës së tij .

Në vitin 2011 filloi të punonte si arsimtar i gjuhës rome (gjuhë fakultative) në shkollën fillore "Mustafa Bakiu", në Prizren dhe disa shkolla tjera fillore të qytetit në fjalë.

Ka shkruar disa drama e ka bërë regjinë e tyre. Së fundmi  pati realizuar dramën “Na ishte se ç’na ishte një Kujtim Paçak”, nën regjinë e Kaltrim Balajt, e cila u shfaq në muajin prill në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.

AGK i shprehë ngushëllime familjes së të ndjerit Menekshe, kolegëve, bashkëpunëtoreve e tërë komunitetit të gazetarëve dhe vlerëson se vdekja e tij është një humbje e madhe.

Menekshe prapa vetës ka lënë gruan dhe katër fëmijë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...