Ramiz Lladrovci provokon Milaim Zekën: Ia merr një kandidat për deputet - Bota Sot
Ramiz Lladrovci provokon Milaim Zekën: Ia merr një kandidat për deputet

Aktuale

Ramiz Lladrovci provokon Milaim Zekën: Ia merr një kandidat për deputet

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 14:52
Ramiz Lladrovci dhe Milaim Zeka

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë një postim në Facebook ku ka njoftuar për një aderim të ri në PDK. Ai ka treguar se Egzon Dervishi i cili ishte kandidat për deputet nga partia e Milaim Zekës, është kthyer në PDK.

“Kandidati i partisë PEK me numër 34, Egzon Dervishi, nga sot, kthehet dhe i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës. Ne i dëshiruam mirëseardhje z. Dervishi, duke e përgëzuar për zgjidhjen e tij, duke e siguruar se Drenasi dhe Drenica, janë dhe mbesin bastion i PDK-së, në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Lladrovci përkrah fotos së publikuar.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...