Kuçi: Nëse e kërkon SHBA e Brukseli, sot merrna vesh për taksën

Aktuale

Kuçi: Nëse e kërkon SHBA e Brukseli, sot merrna vesh për taksën

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 07:41
Hajredin Kuçi

Hajredin Kuçi nga PDK ndërsa ka folur për taksën e vendosur ndaj produkteve serbe nuk ka treguar nëse është pro apo kundër heqjes së saj.

Ndërsa Haradinaj e sheh problematike heqjen e taksës, Kuçi ka pohuar se sot do të merrej vesh për këtë çështje nëse do t’ia kërkonte Amerika.

“Taksa nuk është problemi i vetëm. Nëse kërkon QUINT-i, SHBA-ja dhe Brukseli, me qenë kryeministër sot merrna vesh për taksën dhe për çkado tjetër. Prej studios sot isha nisur edhe pse dikujt mund t’i duket naivitet”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se Haradinaj është kategorik kundër heqjes së taksës duke thënë se do të sillte pasoja për vendin, kurse LDK e VV janë për reciprocitet me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat