Ja kur do ta mësojnë renditjen në fletëvotimin e zgjedhjeve partitë politike - Bota Sot
Ja kur do ta mësojnë renditjen në fletëvotimin e zgjedhjeve partitë politike

Aktuale

Ja kur do ta mësojnë renditjen në fletëvotimin e zgjedhjeve partitë politike

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

25 subjektet politike do të mësojnë të martën për renditjen e tyre në fletëvotimin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

25 subjektet politike do të mësojnë të martën për renditjen e tyre në fletëvotimin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Të martën do të organizohet ceremonia e tërheqjes së shortit dhe aty subjektet politike do të mësojnë për numrin e tyre dhe njëkohësisht renditjen në fletëvotim.

Image
Valmir Elezi

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se për orën e saktë dhe për detajet tjera mediat do të njoftohen gjatë ditës së sotme.

Ai ka bërë të ditur se në tërheqjen e shortit përveç që do të jenë të ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike të certifikuara, prezent do të jenë edhe përfaqësues ambasadave të akredituara në Kosovë, përfaqësues nga misioni evropian i vëzhgimit të zgjedhjeve, si dhe përfaqësuesit e OJQ-ve të akredituar për vëzhgim.

Fushata zgjedhore në Kosovë zyrtarisht fillon më 25 shtator dhe do të përfundojë më 4 tetor.

KQZ-ja ka informuar se deri më 27 shtator është afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe OJQ-ve, kurse deri më 1 tetor është afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve dhe mediave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...