KQZ për ditën e zgjedhjeve: Merrni me vete një nga këto dokumente

Aktuale

KQZ për ditën e zgjedhjeve: Merrni me vete një nga këto dokumente

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 16:44
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes një njoftimi të drejtuar për media ka njoftuar votuesit se çka duhet të kenë me vete në ditën e zgjedhjeve.

Sipas këtij njoftimi, në datën e zgjedhjeve votuesit duhet të kenë më vetë një nga këto dokumente: Letërnjoftim i vlefshëm;Pasaportë e vlefshme;. Dokument i vlefshëm i udhëtimit; dhe. Leje e vozitjes e vlefshme.

“Dokument i vlefshëm i votimit konsiderohen të gjitha dokumentet e lëshuara nga Republika e Kosovës siç i parasheh neni 90 i Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme.”, bëhet e ditur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat