Limaj: Klina e gatshme për ta mbështetur projektin “Bashkë për Shtetin” - Bota Sot
Limaj: Klina e gatshme për ta mbështetur projektin “Bashkë për Shtetin”

Aktuale

Limaj: Klina e gatshme për ta mbështetur projektin “Bashkë për Shtetin”

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 18:40
Fatmir Limaj

Kandidati për kryeministër nga NISMA, Fatmir Limaj, ka mbajtur tubim me anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie në Klinë.

Limaj me këtë rast ka prezantuar planin pesë pikësh.

“Vazhdimi i fuqizimit të prodhuesve vendorë, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, investimet e fuqishme në bujqësi, reformat në drejtësi, paketa sociale dhe qasje ndryshe ndaj diasporës, do të jenë prioritetet tona kryesore.”
Ai theksoi se edhe Klina është e gatshme për ta mbështetur projektin “Bashkë për Shtetin.”

“Edhe në Klinë pashë gatishmëri dhe entuziazëm për ta mbështetur projektin tonë Bashkë për Shtetin! Jam i bindur që projekti ynë, që ua kemi ofruar qytetarëve është më i miri, sepse ne duam t’i bashkojmë njerëzit me energji pozitive që duan të kontribuojnë për vendin.”

Këtu u prezantua kandidati për deputet nga Klina, Muhamet Gashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...