Përplasen ashpër Uran Ismajli i PDK-së e Arben Vitia i VV-së

Aktuale

Përplasen ashpër Uran Ismajli i PDK-së e Arben Vitia i VV-së

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 22:33
Uran Ismajli i PDK-së e Arben Vitia i VV-së

Ish-ministri i Shëndetësitë, Uran Ismaili, sonte në Debat Plus ka zbuluar se këtë javë e nënshkruan listën esenciale të barnave.

Ismaili ka thënë se ky është lajm i mirë për profesionistët dhe pacientët.

‘’Listën esenciale e nënshkruaj këtë javë. Më së spari e kthejmë dinjitetin e profesionistëve që s’kanë mujtë me dhanë tretmane të reja, dhe ua mundësojmë qytetarëve që të mos blejnë barna që nuk janë në listë. Edhe profesionistëve, por edhe pacientëve u ndihmojmë. Kemi pasë OBSH’në dhe organizata tjera në ndihmë’’, ka thënë Ismaili.

‘’Nuk e marr listën esenciale në parti, por e lë për qytetarët’’, ka shtuar Ismaili.

Ismaili është përplasur në debat edhe Arben Vitinë e Vetëvendosjes, pasi ky i fundit e akuzonte për furnizim barnash.

‘’Mos dil me fol për cmime barnash, pa fakte. Je në humbje, mos dil në humbje. Regjistri i barnave të blera është publk.’’, ka thënë Ismaili.

Vitia: Lista esenciale e barmnave është pa protokole, është paaftësi e madhe.

Ismaili: Në rast të mungesës së protokoleve, i përdorim protokolet e OBSH’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat