Ky është vendimi i madh që do marrë Kurti si kryeministër - Bota Sot
Ky është vendimi i madh që do marrë Kurti si kryeministër

Aktuale

Ky është vendimi i madh që do marrë Kurti si kryeministër

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 10:59

(E plotësuar) - Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë debatit “Fol Hapur” prezantoi tri shtyllat e programit të tij. Kurti poashtu tregoi edhe vendimet e para që do të i marrë pasi ai të bëhet kryeministër.

“Funksionimi i shtetit është larg kërkesave dhe nevojave tona. Ne i kemi tri shtylla kryesore që besojmë se janë rruga përpara . E para është drejtësia. Shteti duhet të jetë shtet i së drejtës. Jemi kritik ndaj qeverisë së viteve të fundit ku është nda një buxhet i vogël. Nëse ndahen më pak se 5% e buxhetit nuk ke shtet të drejtësisë.  Shtylla e dytë është shteti zhvillimor. Ne duam ta rrisim sektorin privat. duhet ta rrisim pagën mesatare në sektorin privat. Pika e tretë është shteti social. Jemi vendi i vetëm pa sigurime shëndetësore. Do të përqendrohemi t`i rregullojmë menaxhmentet spitalore dhe ndarjen e ordinancave publike dhe private. Shërbimet duhet të jenë cilësore në të dyja por nuk është e mundur që një person të jetë në të dyjat”, ka thënë Kurti.

Sipas tij vendimi i parë që do ta merr si kryeministër është zvogëlim i qeverisë.

“Vendimi i parë që do ta marrë si kryeministër ” ne duhet ta zvogëlojmë qeverinë. I kam propozuar edhe ish kryeministrit Mustafa që duhet të jenë 12 ministri dhe nga dy zëvendësministra”.  Vendimet më të rëndësishme do të jene ato për bankën zhvillimore dhe fondin sovran. AKP mbyllet dhe zëvendësohet me Fondin Sovran. Ne javën e parë do ta fillojë dialogun me pakicën serbe në Kosovë. Nuk është dialog për pajtim po dialog për zhvillim”, ka thënë Kurti. 

***

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti,  ka folur për mundësinë e koalicionit me LDK-në pas zgjedhjeve duke thënë se nuk janë të kundërt me këtë parti, por ka dallime mes tyre

“Nuk mendoj që jemi të kundërt me LDK-në, por nuk e mohoj  se kemi dallime. Negociatat nuk do të jenë të lehta, por është e rëndësishme diferenca mes neve dhe atyre duhet të pritet verdikti i qytetarëve”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se kur ta marrin mandatin do të duhet të fusin duart në baltë pasi e kanë lënë Kosovën në baltë Qeveritë e kaluara.

“Kemi nevojë për një mandat që i fusim duart në baltë pasi Kosovën e kanë lënë në lloç”, tha ai.

Kurti ka folur edhe për bujqësinë ku ka thënë se në qeverisje do të angazhohen edhe për bujqësi, dhe do angazhohen që në Kosovë të shtohen edhe dy liqene artificiale, njëri tha se do të jetë në qytetin e Shtimes.

“Kosova duhet t’i ketë edhe dy liqene të reja artificiale, në komunën e Shtimes që e lidh Ibrin dhe Lepencin, është e domosdoshme pasi bujqit do të përfundojnë duke mbjellë vetëm misër, që nuk ka nevojë për ujë”, tha ai.

Kurti tha se kontrata me Countur Global për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” duhet të rishikohet pasi është shumë e kushtueshme. Këto komente ai i bëri në debatin “Fol Hapur”, të organizuar nga Lëvizja Fol.

***

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti tha se LDK ka qenë e interesuar për një koalicion me LVV-në, megjithatë sipas tij kjo ka qenë e pamundur për shkak të frikës që kanë ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

“LDK ka qenë të interesuar por nuk ka qenë të gatshëm, sepse frika ua mundur dëshirën”. Por është evidente që më shumë kanë frikë ndaj PDK-së se sa dëshirë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Ne do të shohim mëngjesin e 7 tetorit se me çfarë thellësie kemi fituar. “, tha Kurti.

Kurti ka përmendur tri shtyllat kryesore që i kanë parim për zhvillim të vendit.

Shteti i së drejtës, që sipas Kurtit kjo nënkupton prokurorinë dhe gjyqësorin që janë të pakompromis në luftën kundër korrupsionit.

“Kjo do të bëhet me një reformë të drejtësisë, me vetting. Buxheti për gjyqësorin dhe për ushtrinë është më pak se 5 për qind të buxhetit të gjithëmbarshëm të Kosovës, kjo nuk do të jetë në qeverisjen tonë”, tha Kurti.

Shtylla e dytë Kurti thotë se do të jetë shteti zhvillimor.

“Ne duam të rrisim sektorin privat. Me këto struktura ekonomike që i kemi nuk mund të presim zbutjen e papunësisë. Duhet të kemi më shumë shkolla profesionale, dhe ato të lidhen me tregun e punës”, theksoi Kurti.

Ndërsa shtylla e tretë tha Kurti është shteti social.

“Ne duhet të kemi fokusin tek shëndetësia, jemi shteti i vetëm që nuk kemi sigurime shëndetësore, ne do të përqendrohemi maksimalisht që të bëjmë ndarjen e shërbimit publik dhe privat”, tha ai.

Kurti tha se vendimi i parë si kryeministër, do të jetë zvogëlimi i qeverisë, gjë që sipas tij ka qenë pjesë e ofertës gjatë diskutimeve me Isa Mustafën, në 12 ministri.

Ai tha se prioritet tjetër i VV-së është krijimi i Fondit Sovran.

“Vendim tjetër do të jetë edhe Fondi Sovran dhe bankë zhvillimore. AKP mbyllet dhe zëvendësohet me Fondin Sovran. Dialogu me pakicat është shumë i nevojshëm”, tha ai.

Kurti mes tjerash tha se një administratë e tepërt nuk nevojitet, derisa sipas tij ka një numër të vogël të inspektorëve në nivel Kosove. Kurti u shpreh i bindur se ai do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, ndërsa Vjosa Osmani kryetare e Kuvendit.

“Vjosa Osmani do të jetë kryeparlamentare, unë do të jem kryeministër. Duhet të fillojmë dialogun tonë të brendshëm për parimet dhe strategjinë tonë, dhe dialogun me Brukselin për dialogun me Serbinë. tha mes tjerash.

***

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti theksoi se shumica e votave të mërgimtarëve do të jenë për partinë e tij.

Në një diskutim të hapur, të organizuar nga lëvizja “FOL”, ai ka thënë se votat e diasporës do ta thellojnë diferencën.

“Shumica prej tyre do të votojnë për ne. Por ka edhe prej tyre që do të vijnë më 6 tetor të votojnë. Pra, ka fluturime të lira, me  “Easyjat” …,etj. Nga Gjermania, Zvicra dhe Skandinavia do të vijnë. Është një vikend i mirë”, është shprehur ai, shkruan Indeksonline

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se LDK-ja ka qenë e interesuar për një koalicion me LVV-në, megjithatë sipas tij kjo ka qenë e pamundur për shkak të frikës që kanë ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

“LDK-ja ka qenë të interesuar por nuk ka qenë të gatshëm, sepse frika ua mundur dëshirën”. Por është evidente që më shumë kanë frikë ndaj PDK-së se sa dëshirë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Ne do të shohim mëngjesin e 7 tetorit se me çfarë thellësie kemi fituar “, tha Kurti. Ai ka përmendur tri shtyllat kryesore që i kanë parim për zhvillim të vendit. Shteti i së drejtës, që sipas Kurtit kjo nënkupton prokurorinë dhe gjyqësorin që janë të pakompromis në luftën kundër korrupsionit.“Kjo do të bëhet me një reformë të drejtësisë, me vetting. Buxheti për gjyqësorin dhe për ushtrinë është më pak se 5 për qind të buxhetit të gjithëmbarshëm të Kosovës, kjo nuk do të jetë në qeverisjen tonë”, tha Kurti.Shtylla e dytë Kurti thotë se do të jetë shteti zhvillimor. “Ne duam të rrisim sektorin privat. Me këto struktura ekonomike që i kemi nuk mund të presim zbutjen e papunësisë. Duhet të kemi më shumë shkolla profesionale, dhe ato të lidhen me tregun e punës”, theksoi Kurti.Ndërsa shtylla e tretë tha Kurti është shteti social.“Ne duhet të kemi fokusin tek shëndetësia, jemi shteti i vetëm që nuk kemi sigurime shëndetësore, ne do të përqendrohemi maksimalisht që të bëjmë ndarjen e shërbimit publik dhe privat”, tha ai.Kurti tha se vendimi i parë si kryeministër, do të jetë zvogëlimi i qeverisë, gjë që sipas tij ka qenë pjesë e ofertës gjatë diskutimeve me Isa Mustafën, në 12 ministri.Ai tha se prioritet tjetër i VV-së është krijimi i Fondit Sovran.”Vendim tjetër do të jetë edhe Fondi Sovran dhe bankë zhvillimore. AKP mbyllet dhe  zëvendësohet me Fondin Sovran. Dialogu me pakicat është shumë i nevojshëm”, tha ai.Kurti mes tjerash tha se një administratë e tepërt nuk nevojitet, derisa sipas tij ka një numër të vogël të inspektorëve në nivel Kosove. Kurti u shpreh i bindur se ai do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, ndërsa Vjosa Osmani kryetare e Kuvendit.”Vjosa Osmani do të jetë kryeparlamentare, unë do të jem kryeministër. Duhet të fillojmë dialogun tonë të brendshëm për parimet dhe strategjinë tonë, dhe dialogun me Brukselin për dialogun me Serbinë. tha mes tjerash ai.

***

Lëvizja FOL organizon diskutimin me kandidatin për kryeministër, Albin Kurti.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti tha se LDK ka qenë e interesuar për një koalicion me LVV-në, megjithatë sipas tij kjo ka qenë e pamundur për shkak të frikës që kanë ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

“LDK ka qenë të interesuar por nuk ka qenë të gatshëm, sepse frika ua mundur dëshirën”. Por është evidente që më shumë kanë frikë ndaj PDK-së se sa dëshirë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Ne do të shohim mëngjesin e 7 tetorit se me çfarë thellësie kemi fituar. “, tha Kurti.

Kurti ka përmendur tri shtyllat kryesore që i kanë parim për zhvillim të vendit.

Shteti i së drejtës, që sipas Kurtit kjo nënkupton prokurorinë dhe gjyqësorin që janë të pakompromis në luftën kundër korrupsionit.

“Kjo do të bëhet me një reformë të drejtësisë, me vetting. Buxheti për gjyqësorin dhe për ushtrinë është më pak se 5 për qind të buxhetit të gjithëmbarshëm të Kosovës, kjo nuk do të jetë në qeverisjen tonë”, tha Kurti.

Shtylla e dytë Kurti thotë se do të jetë shteti zhvillimor.

“Ne duam të rrisim sektorin privat. Me këto struktura ekonomike që i kemi nuk mund të presim zbutjen e papunësisë. Duhet të kemi më shumë shkolla profesionale, dhe ato të lidhen me tregun e punës”, theksoi Kurti.

Ndërsa shtylla e tretë tha Kurti është shteti social.

“Ne duhet të kemi fokusin tek shëndetësia, jemi shteti i vetëm që nuk kemi sigurime shëndetësore, ne do të përqendrohemi maksimalisht që të bëjmë ndarjen e shërbimit publik dhe privat”, tha ai.

Kurti tha se vendimi i parë si kryeministër, do të jetë zvogëlimi i qeverisë, gjë që sipas tij ka qenë pjesë e ofertës gjatë diskutimeve me Isa Mustafën, në 12 ministri.

Ai tha se prioritet tjetër i VV-së është krijimi i Fondit Sovran.

“Vendim tjetër do të jetë edhe Fondi Sovran dhe bankë zhvillimore. AKP mbyllet dhe zëvendësohet me Fondin Sovran. Dialogu me pakicat është shumë i nevojshëm”, tha ai.

Kurti mes tjerash tha se një administratë e tepërt nuk nevojitet, derisa sipas tij ka një numër të vogël të inspektorëve në nivel Kosove. Kurti u shpreh i bindur se ai do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, ndërsa Vjosa Osmani kryetare e Kuvendit.

“Vjosa Osmani do të jetë kryeparlamentare, unë do të jem kryeministër. Duhet të fillojmë dialogun tonë të brendshëm për parimet dhe strategjinë tonë, dhe dialogun me Brukselin për dialogun me Serbinë. tha mes tjerash ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...