Hoxhaj akuzon Pacollin se me mosdijen e tij e ka rrezikuar njohjen e Kosovës si shtet - Bota Sot
Hoxhaj akuzon Pacollin se me mosdijen e tij e ka rrezikuar njohjen e Kosovës si shtet

Aktuale

Hoxhaj akuzon Pacollin se me mosdijen e tij e ka rrezikuar njohjen e Kosovës si shtet

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 16:12
Enver Hoxhaj

Zëvëndëskyryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka akuzuar Zëvëndëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin se me mosdijen e tij dhe mungesën e strategjisë e ka rrezkuar njohjen e Kosovës si shtet. Hoxhaj ka shtuar se si pasojë e kësaj Pacolli  ia ka mundësuar  Serbisë dhe Rusisë ta bëjnë fushatën kundër Kosovës shumë më lehtë të realizueshme.

“Mosdija dhe mungesa e strategjisë nga Ministri Pacolli për të vepruar kanë bërë fushatën e Serbisë dhe Rusisë kundër Kosovës shumë më lehtë të realizueshme”, tha zëvendëskryeministri Hoxhaj përmes një postimi në Facebook.

Gjithashtu sipas Hoxhaj, Behgjet Pacolli është njeriu i fundit që duhet të merret me politikë të jashtme , pasi ka treguar paaftësi  në diplomaci dhe po e dëmton kredibilitetin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Pacolli është njeriu i fundit në Kosovë që duhet të merret me politikë të jashtme. Duke tentuar që paaftësinë e tij në diplomaci ta mbulojë me diskurs të ulët, jo vetëm që po tregon sa pak kredibiltet ka, por fatkeqësisht po e dëmton edhe kredibilitetin e shtetit të Kosovës. Unë kam lënë Ministrinë e Jashtme me 114 njohje. Me Pacollin si ministër, vihet në pikëpyetje njohja nga një numër dyshifror i shteteve. Mosdija dhe mungesa e strategjisë nga Ministri Pacolli për të vepruar kanë bërë fushatën e Serbisë dhe Rusisë kundër Kosovës shumë më lehtë të realizueshme

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...