Sigurimet Shëndetësore përplasin PDK-në e LDK-në

Aktuale

Sigurimet Shëndetësore përplasin PDK-në e LDK-në

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 23:14
Uran Ismaili dhe Naser Rugova

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosoëvs, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e shkëputur nga realiteti në sektorin e Shëndetësisë dhe se të njëjtit kanë mbetur prapa në vitin 2000.

Këto deklarata ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili ia tha në Zonën Zgjedhore përfaqësuesit të LDK-së Naser Rugova, ndërsa po zhvillonin debat për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë.

”Kur po flet për politika ju jeni mësuar të flisni fjalë të mëdha që nuk kanë asnjë efekt në sistem. Kur flet për digjitalizim, nuk jeni fare i informuar se çfarë po ndodhë në Kosovë. Jeni i shkëputur nga realiteti. Ky është problemi i LDK-së, idetë që jeni mbledhë në zyre tuaja ia lexoni njëri-tjetrit, e pacienti ka qenë në gjendje të keqe”, është shprehur Ismaili duke i shtuar se ”keni mbetë në vitin 2000”.

I menjëhershëm qe edhe reagimi i Naser Rugovës i cili i tha Uran Ismailit se është dorëzuar në krijimin e fondeve të Sigurimeve Shëndetësore.

”Sapo e pranove që s’ke pas guxim dhe e mohove fillimin e implementimit  të fondit për Sigurimet Shëndetësore. Sllovenia e ka fondin e Sigurimeve Shëndetësore, 3.5 miliardë e ne e kemi fondin e buxhetit  2.2 miliardë. Ne i marrim pikat referente të suksesshme. Ti sapo hoqe dorë nga Sigurimet Shëndetësore, pa implementimin e të cilave nuk do të ketë shëndetësi cilësore dhe normale sepse kjo është sfidë. Kjo është sfidë edhe për Amerikën”, ka përfunduar Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat