Isa Mustafa, e cilëson të frustruar Daut Haradinajn: Ruaj nervat Daut, jam lider i partisë më të fuqishme në Kosovë

Aktuale

Isa Mustafa, e cilëson të frustruar Daut Haradinajn: Ruaj nervat Daut, jam lider i partisë më të fuqishme në Kosovë

Nga: V.R Më: 18 shtator 2019 Në ora: 13:21
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një deklaratë publike, ka thënë se asnjëherë gjatë qeverisjes së tij nuk është biseduar për shkëmbim të territoreve.

Mustafa, ka shtruar se idetë e tilla nuk janë shtruar dhe as trajtuar në qeverinë e tij.

Reagimi i Isa Mustafës vjen nga deklarata e Daut Haradinajt, i cili ka thënë ideja për shkëmbim të territove ka lindur në qeverisjen e LDK-së, gjegjësisht të Isa Mustafës.

Postimi plotë i Isa Mustafës:

Të nderuar qytetarë

Në qeverisjen time nuk është biseduar as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht për shkëmbim territoresh.

Ide të tilla asnjëherë nuk janë shtruar dhe nuk janë trajtuar. Në qoftë se dikush i ka pasur në kokë, unë nuk ia kam lexuar dhe as që do të dëshiroja t’ia lexoj.

E kuptoj frustrimin e para zgjedhjeve dhe logjikën për të spërkatur në të gjitha anët, por duhet të kemi një minimum etike dhe sinqeriteti. Kjo vlen edhe për z. Daut Haradinaj i cili dje deklaroi se ideja për ndryshim territoresh ka lindur në kohën e qeverisjes së Isa Mustafës. Minimumi që duhet të thoshte z. Haradnaj është një fakt i vetëm se kjo është përmendur dhe ka ndodhur gjatë qeverisjes time. Nuk mahitem me Dautin me etiketime si të shkretë apo të mjerë, sepse e përkujtoj se jam lider i partisë më të fuqishme në Kosovë, por e ftoj që garën ta zhvillojë në rrafshin e argumenteve. Mos të shërbehet me të pavërteta. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat