Anëtari i Kryesisë së LDK-së Avdullah Hoti, ka shpërndarë një postim të kandidatit për deputet të LDK-së Valon Myrtezajt.
Në këtë postim Myrtezaj ka ftuar qytetarët që t’i japin fuqi idesë së mbushur me besim për Kosovën.
“Mirëmëngjesi Kosovë. T’i japim fuqi idesë të mbushur me besim në Kosovën”, ka shkruar profesori Myrtezaj në Facebook.
E Hoti ka thënë se kur profesori i Parisit shpërthen kështu, LDK-ja e ka të sigurt fitoren, përcjell Bota sot.
“Prof.Valon Murtezaj paska shpërthyer. Një profesor i Parisit kur shpërthen kështu, atëherë është e kryer. Jemi të respektuar që e kemi pjesë të ekipit të fitores”, ka shkruar Hoti./BS