Haradinaj: Projekti 100% shtet u garanton grave mundësi të barabarta në punësim dhe edukim

Aktuale

Haradinaj: Projekti 100% shtet u garanton grave mundësi të barabarta në punësim dhe edukim

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 16:56
Ramush Haradinaj

I nominuari për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD Ramush Haradinaj ka bashkëbiseduar me vajza dhe gra të kryeqytetit, ku ka shpalosur disa nga zotimet e tij.

Haradinaj ka premtuar se projekti 100% shtet u garanton grave mundësi të barabarta në punësim dhe edukim.

Ky takim i tij vjen në vazhdën e takimeve elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit.

Postimi i plotë:

Me disa zonja të kryeqytetit, në një bashkëbisedim të hapur dhe miqësor, shpalosa zotimet tona për një Kosovë, ku gruaja, nëna dhe vajza, janë faktorë kyç në proceset më të rëndësishme të vendit. Koncepti 100% shtet u garanton grave mundësi të barabarta në punësim dhe edukim, pagë të barabartë për punën e njejtë, lehtësira të vazhdueshme në të bërit biznes dhe subvencionim nga shteti për ndërmarrësi.RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat