Haki Abazi: I kanë mbushur kontot, tash po i qesin fëmijët me i zëvëndësu në krim e hajni - Bota Sot
Haki Abazi: I kanë mbushur kontot, tash po i qesin fëmijët me i zëvëndësu në krim e hajni

Aktuale

Haki Abazi: I kanë mbushur kontot, tash po i qesin fëmijët me i zëvëndësu në krim e hajni

Nga: A.ZH Më: 19 shtator 2019 Në ora: 17:42
Haki Abazi

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet të Kuvendit Haki Abazi, ka ftuar qytetarët që të votojnë këtë parti, për t’ua kthyer dinjitetin shqiptarëve.

Ai ka akuzuar politikanët e partive të tjera politike, se “kanë mbushur kontot dhe se kanë futur në lista fëmijët e tyre”, të cilët sipas tij, do “t’i zëvëndësojnë në krim e hajni”, përcjell Bota sot.

“Vota për të tjerët është votë e kthimit tek ndarja e Kosovës, buxheti i vjedhur, është licenca për hajni, asfalt të shtrenjtë, zyrtar me luks, byrokrat që të harrojnë e nuk e kanë hallin e qytetarit për katër vjet”, ka shkruar ndër të tjera Abazi.

Postimi i plotë:

126 LVV

Vota për Lëvizjen VETËVENDOSJE është për shtetin, është kthimi tek ideali për shtetin e së drejtës, vullneti politik për zhvillim, qeverisje me duar të pastërta për të hequr llumin. Bashkë mundemi se Erdhi Dita.

Vota për Lëvizjen VETËVENDOSJE është nisja nga e mbara kur thonim: “Le të lirohemi nga pushtimi i Serbisë se edhe falë kemi me punu për me ba shtetin tonë të zhvilluar”.

Vota për të tjerët është votë e kthimit tek ndarja e Kosovës, buxheti i vjedhur, është licenca për hajni, asfalt të shtrenjtë, zyrtar me luks, byrokrat që të harrojnë e nuk e kanë hallin e qytetarit për katër vjet.

Në fushatë shtrojnë një shtresë të hollë asfalt në lagjen tuaj, e gjatë gjithë mandatit shtojnë shtresa të parave të vjedhura në llogaritë e tyre.

Një ditë të vetme votimi tentojnë të blejnë votën tuaj e për gjithë mandatin me taksat tuaja e paguajnë veten.
Gjatë gjithë qeverisjes bëjnë korrupcion e krim në vepër e me fjalë duan ta luftojnë korrupcionin.

Kur baballarët i kanë mbushur kontot tani po qesin fëmijët e tyre për me i zëvendësu në hajni e krim.

Me gojë flasin për shtetin, me vepër duan ta ndajnë shtetin e ta shesin shtetin, të përzënë gjeneratën e re që te mos ketë forcë për ndryshim. Në media bëjnë shumë zhurmë për të mos lënë argumentin dhe faktin të dal në pah.

Erdhi Dita. Ndryshimi ka ardhur, askush nuk mundet me mbajtë Kosovën në terr më. Qeveria Kurti do t’ia kthejë dinjitetin Shqiptarëve. Me LVV në qeverisje, Kosova do të ketë drejtësi, arsim cilësorë, shëndetësi publike, punësim, zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, lëvizje të lirë, ruajtje të mjedisit, rini të angazhuar e aktive, pensionistë të respektuar, politikë të jashtme që i ka hije një vendi të pavarur, miqësi të përhershme e të sinqertë me SHBA dhe Bashkimin Evropian si dhe marrëdhënie parimore e të shkëlqyeshme me të gjitha vendet botës.

#qeveriaKurti Erdhi Dita

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...