Policia konfiskon armë pa leje nëpër qytetet e Kosovës - Bota Sot
Policia konfiskon armë pa leje nëpër qytetet e Kosovës

Aktuale

Policia konfiskon armë pa leje nëpër qytetet e Kosovës

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 11:12
Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh njofton se ditën e djeshme në tri qytete të ndryshme janë kontrolluar dhe konfiskuar armë pa leje.

Në Prishtinë në dy raste është hasur në posedim ilegal të armës. Gjatë një pike kontrolli njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa vendore, gjatë kontrollimit brenda në veturë në posedim të personit të dyshuar mashkull K/Shqiptar është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me 8 fishekë 7.65 mm. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti tjetër i armëmbajtjes pa leje në Prishtinë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:40 ku gjatë një pike kontrolli njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, ku gjatë kontrollimit tek i dyshuari mashkull K/Shqiptar është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me gas me 3 fishekë dhe një thikë. I dyshuari është intervistuar, ku me urdhër të prokurorit i njëjti lirohet në procedurë të rregullt.

Në qytetin e Vitisë ditën e djeshme policia me urdhër të gjykatës ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, ku gjatë bastisjes është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me katër fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

Po ashtu në Kamenicë janë konfiskuar dy pistoleta, një karikatorë dhe 8 fishekë gjatë një pike kontrolli të policisë.

Dy meshkuj K/Shqiptarë që gjendeshin brenda veturës janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...