Ish-komandanti i UÇK-së trondit me deklaratën: Ja kush ma ndaloi në ceremoninë e varrimit të kolonel Krasniqi t’i përdor uniformat dhe simbolet e UÇK-së - Bota Sot
Ish-komandanti i UÇK-së trondit me deklaratën: Ja kush ma ndaloi në ceremoninë e varrimit të kolonel Krasniqi t’i përdor uniformat dhe simbolet e UÇK-së

Aktuale

Ish-komandanti i UÇK-së trondit me deklaratën: Ja kush ma ndaloi në ceremoninë e varrimit të kolonel Krasniqi t’i përdor uniformat dhe simbolet e UÇK-së

Nga: N.H Më: 20 shtator 2019 Në ora: 22:12
Pamje nga ceremonia e varrimit

Hafir Hoxha, ish Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes një shkrimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook ka folur për herë të parë për disa detaje të padëgjuara më parë pas vrasjes së Ahmet Krasniqit.

Hoxha thotë se Isa Mustafa, Halil Bicaj e Agim Mehmeti i kishin ndaluar që ushtarët e tij të kenë uniforma dhe simbole të UÇK-së në ceremoninë e varrimit, pasi për një gjë të tillë Ushtria Shqiptare ua kishte kërkuar kështu.

Kujtojmë se atë botë në Shqipëri në pushtet ishin socialistët, përcjell “Bota sot”.

“Këshilli i varrimit: Isa Mustafa, Halil Bicaj e Agim Mehmeti ma patën ndaluar të kem ushtarët e mi (Policia ushtarake e UÇK-së) uniforma dhe simbole të UÇK-së në ceremoninë e varrimit pasi Ushtria Shqiptare ua kishte kërkuar kështu”, shkruan Hoxha.

Ja shkrimi i tij:

EDHE NJE HISTORI;
Nesër po bëhen 21 vit nga vrasja e Ministrit Ahmet Krasniqi.

Këshilli i varrimit : Isa Mustafa, Halil Bicaj e Agim Mehmeti ma patën ndaluar të kem ushtarët e mi (Policia ushtarake e UÇK-së) uniforma dhe simbole të UÇK-së në ceremoninë e varrimit pasi Ushtria Shqiptare ua kishte kërkuar kështu!

Uniformat nuk munda ti sjelli nga QS Papaj ku isha atë kohë dhe u detyrova të u blej ushtarëve tesha civile por të njejta, farmerka dhe kmisha të kaltërta, kurse kapelat me emblemën e UÇK-së i sola dhe i vendosëm pa lejen e këshillit të varrimit.

Deri aty ne shtëpinë e Armatës Shqiptare në sallë kapelat i kishim te fshehura në qantë! Dy ndrrime roje nderit kan sherbye nga 5 minuta pa kapela e simbole, pastaj une kam vendos kapelat dhe me ushtarë e mi kemi sherbye ter kohen me to.

Shumë ushtarak të tjerë që më vonë i kan sjellë lule te varri ministrit dhe rregullisht thirren si bashkë’untor të afërt te Ministrit gjat ceremonis së varrimit jan fshehur e disa ishin në Tiranë as në vorrim nuk kan guxue me ardhë. Rrespekt për Sylejman Kollqakun që barti fotografinë.

Ne që patëm bër vorrimin në luftë me rreziqe të ndryshme vjet kur u bë rivarrimi i ministrit në Prishtinë nuk kemi mundë as 100 metra ti afrohemi salles dhe kortezhit!!!

Tani disa që tentojn të përfitojnë në fatkeqesi të tjerëve ishin aty!!!

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...