Ramush Haradinaj tregon a e refuzoi ftesën e Donald Trumpit për të vizituar Amerikën - Bota Sot
Ramush Haradinaj tregon a e refuzoi ftesën e Donald Trumpit për të vizituar Amerikën

Aktuale

Ramush Haradinaj tregon a e refuzoi ftesën e Donald Trumpit për të vizituar Amerikën

Nga: N.Sh Më: 21 shtator 2019 Në ora: 21:32
Ramush Haradinaj dhe Donald Trump

Në media ka qarkulluar lajmi se, presidenti i Amerikës, Donald Trump i ka dërguar ftesë zyrtare kryeministrit në detyrë Ramush Haradinajt për një vizitë në Amerikë. Mirëpo, sipas mediave këtë herë, Haradinaj e ka refuzuar atë.

Megjithatë, ish-kryeministri Haradinaj ka reaguar pas këtij lajmi duke thënë se është manipulim.

“Lajmi që po qarkullon nëpër disa portale se kinse kam refuzuar ftesën e Presidentit Amerikan, Donald Trump, është manipulim i pastër me të vërtetën, pikërisht në kohë fushate parazgjedhore”, ka shkruar Haradinaj në Facebook transmeton gazeta “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...