Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Kërqeli, i cili ka numrin 77 në listën e Vetëvendosjes, është zotuar se do ai dhe VV-ja do të ndryshojnë për të mirë vendin dhe ikja e të rinjve do të ndalet.
Ai thotë se numri i të rinjve që po ikin nga vendi, mund të na ngjajë me një luftë, por sipas tij, luftë nuk ka ose të paktën ne nuk po e shohim.
Kërqeli thekson se rinia nuk i ka fajet për këtë gjendje, por fajtor janë pushtetarët që e kanë udhëhequr vendin që 20 vite të pasluftës.
Ai bën thirrje për mobilizim, që ta ndryshojmë vendin.
Ndiqni videon e Ilir Kërqelit: