Maurer: Zvicra përkrahë Kosovën në aspiratën për anëtarësim në BE

Aktuale

Maurer: Zvicra përkrahë Kosovën në aspiratën për anëtarësim në BE

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 19:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar homologun e tij zviceran Ueli Maurer, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Ai me këtë rast është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin në mes të dy vendeve, duke thënë se Zvicra  vazhdon të mbetet ndër përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës.

“Komuniteti kosovar-zviceran është urë lidhëse në mes nesh”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, presidenti Maurer tha se vendi i tij vazhdon të përkrahë Kosovën në aspiratën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat