Veseli: Amerika më tha që Serbia po është më pragmatike se Kosova

Aktuale

Veseli: Amerika më tha që Serbia po është më pragmatike se Kosova

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 21:40
Kadri Veseli

Kadri Veseli, kandidat i PDK-së për kryeministër, ka folur për deklarimet e mëhershme se “Kosova po sillet njëjtë si me Serbinë ashtu edhe me SHBA-në”, duke iu referuar qëndrimeve të kryeministrit në largim Ramush Haradinaj.

Në Rubikon të KTV-së, ai ka thënë se me ish-partnerin politik ka qenë i sinqertë dhe se kjo deklaratë ishte nxitur pas takimeve me kongresmenë amerikanë.

Ka thënë se zyrtarë të lartë amerikanë i kishin thënë se më pragmatike po tregohet Serbia ndaj SHBA-së se Kosova.

“A isha i sinqertë? A e kam folur realitetin? Ai ka treguar vetë pse u rrëzua. Kam qenë partner i koalicionit me respektin më të madh. Kam menduar se është mirë të kemi koalicion të tillë për sfidat e tilla, si Gjykata Speciale që të bashkojë luftëtarët e që të ballafaqohemi njëkohësisht me sfidat që kemi. Në SHBA i takova mbi 25 kongresmenë, që i takon ‘handshake’. Ishte ndër vizitat më intensive. Pritje e jashtëzakonshme e administratës për aq sa Kongresit e Senatit. Kur thonë kemi ‘investuar shumë te ju’. S’mund ta besoni se si ‘me pas qëndrim më pragmatik Serbia, sesa shteti që kemi ndihmuar ne’”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se edhe takimi i Sekretarit Pompeo me Vuçiqin tregon se janë dëmtuar raportet me SHBA-në.

“Si e konsideroni ju? A e ka përforcuar. Kush është takuar me Pompeon. Vuçiqi ishte në listën e Bashkimit Evropian sepse kishte thënë se nëse një serb është vrarë duhet vrarë 100 boshnjakë. Ai u takua me Pompeon. A u takuan zyrtarët tanë? Mendoj që qëndrimet populiste po e dëmtojnë Kosovën dhe po dëmtojnë partneritetin me SHBA-në e BE-në”, ka shtuar a.

S’e kam pas asnjëherë ndërmend ta rëzoja qeverinë për faktin se u abuzoje përherë me qëndrimin tim.

Sipas tij, njëjtë vlen edhe me ish-qeverinë me LDK-në. Ka thënë se edhe në atë kohë ishte presion i madh i amerikanëve për demarkacionin.

“Ishte letra e Obamas që sa më shumë kalonte koha, grupi i udhëhequr nga Vjosa Osmani dilte kundër Isa Mustafës”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se Mustafa ishte viktimë dhe “mosvotimi nga deputetët LDK-së bëri që Kosova të mos marrë liberalizimin e vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat