Haradinaj flet për votimin e LIBE heqjen e regjimit të vizave

Aktuale

Haradinaj flet për votimin e LIBE heqjen e regjimit të vizave

Nga: A.M. Më: 24 shtator 2019 Në ora: 22:21
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka komentuar votimin e sotëm të Komisionit për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Liritë Qytetare (LIBE) për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se  “ndonëse votim i përsëritur për të dytën herë, i gëzohem përkrahjes, që legjislatura e re e BE-së vazhdon t’i jap Kosovës në këtë të drejtë tashmë të fituar”.

Postimi i plotë:

Me gjithë vonesat dhe diskriminimin ndaj Kosovës, është për t’u përshëndetur votimi i sotëm i Komisionit për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Liritë Qytetare (LIBE) për procesin e rinisjes së negociatave ndërinstitucionale me Këshillin e Bashkimit Europian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ndonëse votim i përsëritur për të dytën herë, i gëzohem përkrahjes, që legjislatura e re e BE-së vazhdon t’i jap Kosovës në këtë të drejtë tashmë të fituar.

Kosova dhe qytetarët e saj, presin që me të njejtën përkrahje do të përsëritet edhe votimi i nevojshëm në Parlamentin Europian, dhe përfundimisht në Këshill, që të hapen rrugët e shkëmbimeve kulturore, akademike, e turistike me Europën edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat