KQZ dhe institucionet e sigurisë të gatshme për ditën e zgjedhjeve

Aktuale

KQZ dhe institucionet e sigurisë të gatshme për ditën e zgjedhjeve

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 13:17
Pamje nga takimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në ditën e hapjes së fushatës zgjedhore ka mbajtur një takim pune me përfaqësues të Policisë, Prokurorisë së Shtetit, Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Këshillit Gjyqësor ku u diskutua lidhur me programin orientues të sigurisë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat do mbahen më 6 tetor.

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit  të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Enis Halimi, u shpreh optimist për ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet, derisa tha se përmes një procesi demokratik të zgjedhjeve do t’i bëjnë nder shoqërisë.

Halimi: Përgatitjet për zgjedhjet janë duke shkuar mirë

“Përgatitjet për këto zgjedhje të jashtëzakonshme apo të parakohshme që implikojnë apo shtrojnë si nevojë imanentet edhe veprimet e jashtëzakonshme janë duke shkuar mirë përgjithësisht sepse sikurse e thash një] proces i tillë i madh ngërthen aspektet që nga logjistika deri te aspektet ligjore, procedural dhe tjera”, u shpreh Halimi

Gatishmërinë për të iu  përgjigjur të gjithave situatave  gjatë fushatës e shprehu edhe Policia e Kosovës , ku në emër të këtij institucioni foli koordinatori për operacione, Afrim Ahmeti.  

Ahmeti tha se  janë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për ditën e zgjedhjeve.

Ahmeti: Policia e Kosovës e gatshme tu përgjigjeve të gjitha situatave gjatë procesit zgjedhor

“Policia e Kosovës në bazë të ligjeve të aplikueshme dhe memorandumit të bashkëpunimit ka ndërmarrë veprimet e veta për fillimin e përgatitjeve për fushatën parazgjedhore dhe për ditën e zgjedhjeve që do të mbahen me 6 tetor. Të gjithë zyrtarët policor nga drejtoritë rajonale dhe stacionet policore kem mbajtur takimin ku i kemi ndarë detyrat për të gjithë zyrtarët që do angazhohen në ditën e zgjedhjeve. Në këtë fazë kërkojmë nga të gjithë që të ketë bashkëpunim, dhe të ketë raportim të rasteve eventuale që mund të paraqiten si gjatë fushatës ashtu edhe gjatë zgjedhjeve. Policia është e gatshme tu përgjigjet të gjitha situatave”, deklaroi ai.

Ndërsa në emër të Kryeprokurorit të Shtetit foli koordinatorja nacionale për zgjedhje, Laura Pula, e cila inkurajoi qytetarët që të paraqesin secilin rast që ka të bëjë me manipulimin e votave , pasi sipas saj Kryeprokurori i Shtetit do të angazhohet për mbrojtjen e votës së qytetarëve.

Pula: Si Kryeprokuror i Shtetit kemi bashkërenduar veprimet e planit operativ për zgjedhjet e 6 tetorit

“Kemi bashkërenduar të gjitha veprimet e planit operativ të brendshëm të Kryeprokurorit të Shtetit, njëkohësisht jemi në zbatim të procedurave standarde të veprimit me Policinë e Kosovës, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që në mënyrë permanente të paraqesin çdo rastë që ka të bëjë me çështjen e manipulimit të votës, ngase Prokurori i Shtetit ka krijuar atë praktik të mirë të mbrojtjes së votës së qytetarëve”,

Ndërsa udhëheqësja a e Panelit për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), Gyltene Sylejmani, tha se deri tani janë përfunduar të gjitha veprimet në lidhje me planin strategjik për sa i përket zgjedhjeve. Ajo bëri të ditur se deri më tani kanë pranuar 86 ankesa.

Sylejmani: Si PZAP kemi pranuar deri tani 86 ankesa

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që nga dita e marrjes së vendimit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare i ka ndërmarrë të gjitha veprimet paraparë në kuadër të mandatit të Panelit. Ka marr vendim për planin strategjik për zgjatjen e orarit të punës dhe deri në këtë fazë të gjitha vendime lidhur me pranin strategjik janë zbatuar. Paneli Zgjedhor po ashtu ka zbatuar planin strategjik lidhur me zbatimin e ankesave dhe Parashtesave deri në këtë fazë të procedurës ka vendosur 86 ankesa”, tha Sylejmani.

Pjesë e këtij takim ishin edhe përfaqësues të Këshillit të Gjyqësorit ku me ç’rast  koordinatorja   nacionale për zgjedhje , Fatime Dermaku, theksoi se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet për ditën e zgjedhjeve. Ajo bëri të ditur kanë caktuar 15 gjyqtarët të cilët do të kujdestarojnë atë ditë dhe se janë të gatshëm të përmbushin përgjegjësitë dhe obligimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat