Kadri Veseli viziton veriun para hapjes së fushatës

Aktuale

Kadri Veseli viziton veriun para hapjes së fushatës

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 13:57
Foto nga vizita

Partitë politike do të bëjnë sot tubimet për hapjen e fushatës.

Të gjitha nëpër qytete të ndryshme, do të shpalosin programin e tyre qeverisës në rast të ardhjes në pushtet, shkruan lajmi.net.

E kryetari i PDK-së, Kadri Veseli do ta bëj hapjen e fushatës në qytetin e tij të lindjes, Mitrovicë.

Mirëpo para se të nis tubimi i planifikuar, Veseli ndryshe nga kundërkandidatët e tij, do të shkojë në veri të vendit.

Në orën 15:30 ai do të jetë i pranishëm në Kullën e Ali Kadriut në Kroin e Vitakut.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe nga vetë subjekti i Veselit.

Në një situatë të tillë, qytetarët janë ftuar të marrin pjesë në takim me Veselin. Dy orë më pas PDK-ja do ta bëj hapjen zyrtare të fushatës në sheshin “Mehë Uka”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat