LDK bën gati sheshin kryesor të Prishtinës për hapjen e fushatës

Aktuale

LDK bën gati sheshin kryesor të Prishtinës për hapjen e fushatës

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 18:43
Sheshi “Skendërbeu”

Lidhja Demokratikë e Kosovës do të fillojë fushatën e saj zyrtarisht nga qendra e Prishtinës.

Sheshi “Skendërbeu” në kryeqytet është bërë gati për hapjen e fushatës së LDK’së për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 6 tetor.

Kandidati i LDK’së për deputet, Avdullah Hoti ka publikuar pamjet e gatitshmërisë në shesh pak orë para nisjes së fushatës.

“Shihemi ne sheshin Skenderbeu ne Prishtine. Gati jemi”, ka shkruar Hoti në FB.

LDK nis fushatën me tubimin qendror që mbahet në orë 19:00 në “Sheshin Skënderbeu” dhe “Sheshin Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Në këtë tubim do t’ju drejtohen qytetarëve, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa; kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani dhe nënkryetari i Partive Popullore Evropiane, Dara Murphy, i cili ka ardhur enkas për ta përkrahur LDK-në në zgjedhjet e 6 tetorit.

LDK’ja në këto zgjedhje garon me 110 kandidatë, të cilët vijnë nga të gjitha strukturat dhe degët e partisë anekënd Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat