Dardan Sejdiu, anëtari i Partisë Socialdemokrate dhe kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, ka komentuar propozimin e Partisë Demokratike të Kosovës për krijimin e Gjykatës Ekonomike.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “Me ligjin për gjykatat, u riorganizua gjyqësori, githa gjykatat e qarkut u fuzionuan me gjykatat themelore; gjykata ekonomike u fuzionua; po ashtu u krijua nje gjykatë e apelit, gjitha çështjet e natyrave ekonomike u vendosën të trajtohen nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështjet Ekonomike; po ashtu në këtë gjykatë trajtohen të gjitha çështjet të natyrës administrative”.
Postimi i plotë:
PDK po propozon krijimin e Gjykatës Ekonomike?!
Mirë, ta zëmë se kanë të drejtë, POR, a nuk ishte PDK ajo që qeverisi me Ministrinë e Drejtësisë kur kaloi ligji për gjykatat atë kohë dhe krenoheshin me reformën?
Me ligjin për gjykatat, u riorganizua gjyqësori, githa gjykatat e qarkut u fuzionuan me gjykatat themelore; gjykata ekonomike u fuzionua; po ashtu u krijua nje gjykatë e apelit, gjitha çështjet e natyrave ekonomike u vendosën të trajtohen nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështjet Ekonomike; po ashtu në këtë gjykatë trajtohen të gjitha çështjet të natyrës administrative.
Gjitha këto konteste ekonomike dhe administrative ia kanë shkarkuar një gjykate, asaj të Prishtinës. Këtë gjykatë e kanë ngulfatur.
A nuk ishin këta që me këto politika legjislative e ngulfatën biznesin dhe qarkullimin e të mirave në vendin tonë me eksperimente të riorganizimit të gjyqësisë? Tash i paskan ra pishman?
A nuk ishin këta që hoqën edhe Bordin për ankesa ndaj ATK-së dhe Doganëa; dhe tani një kohë pa këtë Bord kontestet referohen direkt në Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe palët presin me vite, e mejtet ju bllokohen me vite dhe tani e paskan kuptuar gabimin?
Tani jeni zgjuar dhe po propozoni kthimin në gjendjen ku kemi qenë në organizimin e gjyqësorit?
Propozimin e PDK po e kuptoj si pranim të gabimit të tyre.
Kërkimfalja publike nuk mjafton. Ju nuk keni asnjë kredibilitet të organizoni gjyqësorin sepse keni eksperimentuar me te.
PDK është ajo që e rrënoi sistemin e drejtësisë, tani është ajo që kërkon të kthejë prapa organizimin e gjyqësorit siç ka qenë dhe propozon formimin e gjykatës e cila ka qenë para shpalljes së ligjit për gjykatat.
Me ne gjyqësori do të fuqizohet, do të organizohet më mirë, do të përkrahet, do të dyfishohet numri i gjykatësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë.
Lojëra me gjykata dhe cenim të sigurisë juridike nuk mund të ketë çdo pesë-gjashtë vite ose kur t'i bie në mend dikujt nga politika sepse qytetari jonë nuk ka kohë për eksperimente të tilla si këto.