Kapiteni i FSK-së intervistohet sot nga hetuesit e Gjykatës Speciale

Aktuale

Kapiteni i FSK-së intervistohet sot nga hetuesit e Gjykatës Speciale

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 09:14
Petrit Bojaxhu

Ish-ushtari i UÇK-së që sot mban postin e kapitenit të FSK-së, Petrit Bojaxhu, do të intervistohet gjatë ditës së sotme në Hagë pas ftesës nga Prokuroria e Gjykatës Speciale.

Bojaxhiu ditë më parë ishte deklaruar se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese për t’i mbrojtur vlerat e luftës së UÇK-së.

“Do t’i përgjigjem pozitivisht ftesës dhe do t’i mbroj vlerat e luftës së pastër të UÇK-së”, kishte thënë ai.

Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së, gjatë ditës së djeshme për Sinjalin kishte thënë se kohën e fundit janë shtuar numri i të ftuarve nga Gjykata Speciale.

“Ne kemi marrë një informacion që kanë shkuar edhe rreth 15 ftesa të reja, kryesisht janë nga rajone të ndryshme, si nga Llapi”, ka deklaruar ai për Sinjalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat