Limaj: Nën qeverisjen time 500 milionë euro për bujqësi, shtesa për fëmijë, sigurime shëndetësore…  

Aktuale

Limaj: Nën qeverisjen time 500 milionë euro për bujqësi, shtesa për fëmijë, sigurime shëndetësore…  

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 13:32
Hapja e fushates

Dje, partitë politike në vend hapën zyrtarisht fushatën zgjedhore.

Koalicioni NISMA – AKR- PD tubimin e tyre e mbajtën në Sallën 1 tetori në Prishtinë, ndërsa morën pjesë mijëra simpatizantë anekënd vendit.

Atyre me një fjalë rasti iu drejtua edhe kandidati për kryeministër nga ky koalicon, Fatmir Limaj, i cili ndër të tjera tha se është pikërisht ky koalicion i udhëhequr nga ai që do të jetë befasia e zgjedhjeve të 6 tetorit.

E, përmes një shkrimi të publikuar në faqen e tij zyrtare Facebook, Limaj ka falenderuar qyetetarët për përkrahjen e parezervë që po i dhënë koalicionit NISMA – AKR –PD.

Ndërsa ka treguar që sot do ta nisin turin e takimeve me qytetarë dhe përkrahës në gjithë vendin, për të shpalosur vizionin dhe projektin e”Bashkë për Shtetin”.

Ky është postimi i plotë i Limajt:

Të nderuar qytetarë, struktura dhe aktivistë të Nismës Socialdemokrate,
Mbrëmë e hapëm edhe zyrtarisht fushatën zyrtare para mijëra përkrahësve tanë.
Falënderime të gjithëve për përkrahjen e parezervë që po i jepni koalicionit tonë.
Sot, po nisim turin e takimeve me qytetarë dhe përkrahës tanë anekënd vendit për të shpalosur para njerëzve tanë vizionin tonë dhe projektin Bashkë për Shtetin!

Ne garojmë në zgjedhjet e 6 tetorit me programin i cili i adreson shqetësimet e qytetarëve të vendit.
Ne kemi zgjedhur pesë prioritete për qeverisjen e ardhshme:

Zhvillimi ekonomik, përmes investimeve të fuqishme në bujqësi deri në 500 milionë euro brenda një mandati qeverisës, vazhdimin e mbështetjes së prodhuesve vendorë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, politikën e jashtme dhe dialogun me Serbinë, paketën sociale që parasheh shtesa për fëmijë, sigurime shëndetësore dhe qasjen ndryshe ndaj diasporës.
Po ashtu qytetarëve të Kosovës, ia kemi ofruar listën me kandidatët më të mirë për deputetë. Njerëz të dëshmuar në etapa të ndryshme për vendin dhe të cilët meritojnë mbështetjen e qytetarëve të vendit.

Ftoj qytetarët e Kosovës ta mbështesin këtë vizion i cili ofron dhe bashkon njerëz dhe jam i bindur se ky vizion kurdoherë do të triumfojë sepse vetëm ky vizion e çon vendin përpara.
Bashkë për Shtetin!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat