Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, gjatë hapjes së fushatës ka akuzuar rëndë partitë politike në Kosovës.
Zeka i ka quajtur multimilioner politikanët duke shtuar se janë shndërruar në “kampion të hajdutëve ballkanik”.
“Kjo klasë politike i ka vjedhur dokumentet e diasporës tonë, që i kanë lënë fotokopje për vazhdimin e pasaportës, të letërnjoftimit nëpër ambasadat tona, nëpër konsulatat tona dhe janë duke votuar në emrin e diasporës shqiptare”, ka thënë Zeka.
Zeka ka akuzuar edhe për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi.
Ai thotë se që 20 vjet kanë rrejt që do të bashkojmë Mitrovicën dhe liberalizimin e vizave.