Pacolli tregon se çfarë i tha Mustafa para se AKR t’i bashkangjitej PAN-it

Aktuale

Pacolli tregon se çfarë i tha Mustafa para se AKR t’i bashkangjitej PAN-it

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 21:57
Behgjet Pacolli

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Behgjet Pacolli, ka folur edhe për kohën kur ishte prishur koalicion LAA pas largimit të ARK’së nga aty dhe bashkimit me koalicionit PAN që krijoi qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj.

“Nuk e kam mashtruar LDK’në. jemi ndarë, tre muaj kam pritur që do të ndodhë diçka”, ka treguar Pacolli.

“A e dini sa i kom prit në një dhomë të hotelit që të vijnë liderët Isa Mustafa dhe Albin Kurti që të arrijmë një marrëveshje”

Kryetari i AKR’së tregoi edhe se çfarë i tha Isa Mustafa pak para se të prishej koalicioni LAA.

“Para se me shku Isa Mustafa më ka thënë se po të isha në vendin tënd ndoshta nuk do kisha zgjidhje tjetër”, tregoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat