Ilir Morina dyshohet se i kërkoi ryshfet biznesmenit Sabri Novosella

Aktuale

Ilir Morina dyshohet se i kërkoi ryshfet biznesmenit Sabri Novosella

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 23:28
Ilir Morina

Ministri në detyrë i Ambientit, Fatmir Matoshi, thotë se do të veprojë konform ligjit.

Planifikonte të ndërtonte një kompleks hotelier. Por, biznesmeni Sabri Novosella nuk ka nisur ende asnjë punë për të bërë.

Kjo pasi që atij i është kërkuar si ryshfet një shifër e madhe e parave.

Kjo çështje kohë më parë ishte ngritur edhe në Kuvendin e Kosovës, nga ish deputeti Milaim Zeka.

E ky rast menjëherë është vënë nën llupën e prokurorisë.

Tani kanë filluar hetimet për të, ndërsa T7 mëson se për këtë cështje, është duke u hetuar nga Prokuroria e Prishtinës, Kryeshefi i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ilir Morina.

Një proces hetimor ka nisur edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Edhe nga kjo prokurori burimet kanë bërë me dije se kryeshefi i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, është duke u hetuar edhe për këtë rast.

E Morina i kontaktuar përmes telefonit e ka mohuar se është i përfshirë në këto raste derisa ka thënë se kjo për bëhet për t’ia prishur imazhin.

Tv ka pyetur disa herë Prokurorinë se a është intervistuar Morina, por që këta të fundit nuk kanë dhënë detaje me arsyetimin se rasti ndodhet aktualisht në fazën e hetimeve.

I kontaktuar me telefon biznesmeni Sabri Novosella, nuk ka pranuar të flasë për këtë rast deri shkurtimisht ka thënë se është në pritje të lejes së ndërtimin të kompleksit hotelier pasi konsideron se i ka plotësuar të gjitha kriteret.

Ndërkohë ministri në detyrë i ambientit Fatmir Matoshi ka thënë se do të veproj konform ligjit dhe se do të marrin masa për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat