AAK-së i bashkohen 11 profesionistë, Haradinaj: 100%, e vetmja alternativë me vizion të qartë

Aktuale

AAK-së i bashkohen 11 profesionistë, Haradinaj: 100%, e vetmja alternativë me vizion të qartë

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 09:46
AAK

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot i janë bashkuar edhe 11 anëtarë të rinj.

Ata i ka pritur kryetari i AAK-së dhe i nominuari për Kryeminsitër, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se të gjithë po i bashkohen konceptit 100%, duke thënë se është e vetmja ofertë që ka vizion të qartë politik.

Njoftimi i plotë:
Vizioni i qartë politik i Aleancës dhe koncepti 100% shtet është e vetmja ofertë, që e ka në fokus shtetin e fortë, të sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar, si garancë e dinjitetit qytetar.

I nderuar t’i mirëpres sot në shtëpinë tonë politike, profesorët dhe asambleistët Amir Rexhepi e Makfire Musa, drejtorin e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Komunën e Ferizajit Zekir Bytyqi, ekonomistët Fisnik Musa, Denis Rashiti e Milaim Kastrati, ndërmarrësin Ilir Avdyli, infermieren Blerona Hamiti, juristen Edona Beqiri dhe aktivistët Betim Marevci e Granit Rexhepi. Ferizaj po bëhet pjesë dhe aksionar në shtetin zhvillimor, përmes opsionit fitues të zgjedhjeve të gjashtë tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat